ID

 

IPKO është kompania kryesore kosovare për teknologji të informacionit dhe komunikimeve në vend. E themeluar në vitin 1999, IPKO është zhvilluar suksesshëm – nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron diapazon të plotë të shërbimeve dhe përmbajtjes së integruar në komunikime mobile, telefoni fikse, internet dhe media.

Duke kombinuar eksperiencën e veçantë në një treg dinamik në rritje, me dedikim për t’u sjellë kosovarëve teknologjinë moderne, IPKO është krijuar si shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së re në Kosovë.