1. Transferi i kredisë
Bëhu dorëshlirë!
Transferoni kredi nga telefoni juaj mobil tek të afërmit tuaj, sa herë që dëshironi.Kredinë mund ta transferoni në këtë mënyrë:
Thirrni *124*shuma e kredisë*049xxxxxx#
Pranoni konfirmimin dhe thirrni përsëri: *124#
Transferi është kompletuar.
Minimumi i dërgimit të kredisë është: 1.00 Euro.
Maksimumi i dërgimi të kredisë është: 50.00 Euro.
*Transferi i kredisë kushton: 10 cent.
2. Porosia – Më thirr!
Mos u dorëzo!
Me shërbimin “Porosia - Më thirr”, ju asnjëherë nuk mbetni pa komunikim.Duke thirrur *130*049 xxxxxx# do t’i dërgoni porosinë “Kredia më është harxhuar, të lutem më thirr” personit që dëshironi t’i tregoni që nuk keni kredi.
*Ky shërbim është pa pagesë.
3. SMS Thirrjet e humbura
Nuk do të mbeteni asnjëherë pa e kuptuar se kush ka thirrur përderisa nuk keni pasë qasje, apo e keni pasë telefonin e mbyllur. Do ta pranoni një SMS, me informata se kush ju ka kërkuar, në çfarë dite dhe në çfarë ore.Për të aktivizuar shërbimin, dërgoni SMS në numrin 123 me kodin: Plus smsm
Ndërsa për të deaktivizuar: Minus smsm
*Shfrytëzuesi ngarkohet me pagesë për SMS e dërguar.
4. MMS – Mesazhe Multimediale
Ndani momentet e lumtura!
Ndani momentet me familjen dhe shoqërinë në çdo kohë, ose edhe vetëm disa sekonda pasi që ato ndodhin. Dërgoni fotografitë, video apo muzikë me telefon.Përveç në telefonat mobil, ju mund të dërgoni MMS edhe në email të miqve apo afërmve tuaj.
Çmimet:
- MMS brenda Kosovës 10 cent
- Dërgimi i MMS në email 10 cent
- MMS ndërkombëtarë 20 cent
Aktivizoni ose deaktivizoni shërbimin sipas dëshirës:
E tëra që duhet të bëni është të dërgoni një SMS në numrin 123 me kodin:
Plus MMS për të aktivizuar MMS
Minus MMS për të deaktivizuar MMS
*Aktivizimi i MMS është pa pagesë - paguhet vetëm çmimi për SMS standarde.
Në këtë mënyrë, ju keni aktivizuar shërbimin MMS. Mirëpo, duhet ta konfiguroni telefonin tuaj mobil - për të pasur mundësi ta përdorni shërbimin plotësisht. Për konfigurim, ju lutem kontaktoni qendrën e thirrjeve të IPKO’s në numrat 049 700 700 ose 038 700 700, prej nga agjentët tanë ju dërgojnë konfigurimet automatikisht në telefonin tuaj, pa pasur nevojë të bëni konfigurimin në mënyrë manuale. Ju vetëm duhet ta dini markën dhe modelin e telefonit që keni.
5. GPRS/EDGE - Internet në dorën tënde
Shfletoni ueb-faqe të ndryshme, lexoni lajmet më të fundit, dërgoni dhe merrni e-maila, ose inkuadrohuni në biseda online përmes telefonit tuaj. Me një shpejtësi prej 200 kbps, shërbimi GPRS/EDGE ju mundëson të gjitha këto.* Transferi i 100 KB të para është 20 cent, çdo 10 KB në vijim është 1 cent.
Aktivizoni ose deaktivizoni shërbimin, sipas dëshirës
E tëra që duhet të bëni është të dërgoni një SMS në numrin 123 me kodin:Plus GPRS për të aktivizuar GPRS.
Minus GPRS për të deaktivizuar GPRS.
*Shfrytëzuesi ngarkohet me pagesën për SMS-in e dërguar.
Në këtë mënyrë, ju keni aktivizuar shërbimin GPRS/EDGE. Mirëpo, duhet ta konfiguroni telefonin tuaj mobil - për të pasur mundësi ta përdorni shërbimin plotësisht. Për konfigurim, ju lutem kontaktoni qendrën e thirrjeve të IPKO’s, në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700, prej nga agjentët tanë ju dërgojnë konfigurimet automatikisht në telefonin tuaj, pa pasur nevojë të bëni konfigurimin në mënyrë manuale. Ju vetëm duhet ta dini modelin e telefonit që keni.
Konfigurimi i GPRS në mënyrë manuale
Për ata që dëshirojnë të intervenojnë drejtpërdrejt në telefonat mobilë të tyre, për të konfiguruar vetë shërbimin GPRS, më poshtë janë të listuara informatat e nevojshme
Profile name: IPKO
APN: ipko
Username: lëreni zbrazët (nuk ka nevojë)
Password: lëreni zbrazët (nuk ka nevojë)
Proxy address: 213.229.249.040
Proxy port: 9201, ose 8080
6. Sekretaria Telefonike
Kjo është kutia postare ku mund të dëgjoni mesazhet me zë. Përderisa kërkoni dikë -- i cili ato çaste nuk ka qasje në rrjet, linja është zënë, ose telefonin mobil e ka të fikur -- ju mund të leni mesazhe me zë, me shërbimin IPKO Sekretaria Telefonike.ADMINISTRIMI I SHËRBIMIT
Ky shërbim nuk është aktiv. Deaktivizoni dhe aktivizoni shërbimin kur të doni ju vetë.
Me SMS
Për të aktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Plus vms”, në numrin 123.
Për të deaktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Minus vms”, në numrin 123.
Shfrytëzuesi ngarkohet me pagesë për SMS e dërguar.
Thirrni në IPKO, Qendra e Thirrjeve
Kontaktoni në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700 - për t’ju ndihmuar rreth aktivizimit/deaktivizimit të shërbimit.
Informata shtesë
Për të përdorur Sekretarinë Telefonike, ju duhet t’i ridrejtoni thirrjet tuaja në numrin e Sekretarisë Telefonike - për situatat që dëshironi t’i aktivizoni.
Ridrejtimi i thirrjeve në Sekretarinë Telefonike
049 900901 është numri i Sekretarisë Telefonike - ku thirrjet tuaja janë të ridrejtuara në rast se dëshironi të aktivizoni ridrejtimin e thirrjeve në numrin e Sekretarisë Telefonike, duke përdorur shërbimet e telefonisë mobile të IPKO’s. Shikoni pjesën për transferimin/ridrejtimin e thirrjes, për të parë se si thirrjet mund të transferohen në numra të tjerë, përfshirë Sekretarinë Telefonike.
Thirrja e ridrejtuar në Sekretarinë Telefonike është pa pagesë, nëse ajo është ridrejtuar derisa shfrytëzuesi ndodhet në Kosovë.
Thirrja e ridrejtuar në Sekretarinë Telefonike ngarkohet me pagesë, nëse ajo është ridrejtuar derisa shfrytëzuesi ndodhet jashtë Kosovës.
Dëgjimi i porosive me zë, derisa jeni në Kosovë
Shtypni: 049 900900, për të dëgjuar porositë tuaja me zë.
Dëgjimi i porosive me zë ngarkohet me pagesë, sikurse koha normale gjatë kryerjes së një telefonate. Pra, varet sa gjatë do të qëndroni në linjë për të dëgjuar porositë tuaja me zë.
Dëgjimi i porosive me zë, nga telefoni i palës së tretë
Shtypni: 049 900902, për t’i dëgjuar porositë tuaja me zë nga telefoni i palës së tretë -- nga një telefon tjetër mobil, ose nga një telefon i linjës fikse në Kosovë.
Shtypni: 00 386 49 900902, për t’i dëgjuar porositë tuaja me zë nga telefoni i palës së tretë -- nga një telefon tjetër mobil, ose nga një telefon i linjës fikse jashtë Kosovës.
Dëgjimi i porosive me zë, nga telefoni i palës së tretë, ngarkohet me pagesë normale si gjatë kryerjes së një telefonate. Pra, varet sa gjatë do të qëndroni në linjë për të dëgjuar porositë tuaja me zë.
7. Paraqitja e Numrit - CLIP
Ky funksion është aktiv pa ndërhyrje dhe mundëson paraqitjen e numrin e personit që thërret, në telefonin mobil të shfrytëzuesit.Shihni gjendjen CLIP: *#30# shtyp
8. Fshehja e Numrit - CLIR
Ky funksion nuk aktivizohet pa ndërhyrje. Ky funksion ua mundëson telefonuesve të fshehin numrat e tyre, ose ID, kur ata thërrasin dikë.Fsheh ID: #31#MSISDN Shtyp (Fsheh një herë kur shfrytëzuesi ka numrin e paraqitur në mënyrë të përhershme).
Trego ID: *31#MSISDN Shtyp (Tregon një herë kur shfrytëzuesi ka numrin e fshehur në mënyrë të përhershme në telefon).
Kontrollo gjendjen e Fshehjes së Numrit: *#31# Shtyp
9. Thirrja në Pritje
Ky funksion do të aktivizohet pa ndërhyrje dhe ua mundëson shfrytëzuesve të përdorin dy linja të bisedës në të njëjtën kohë, duke kaluar nga njëra bisedë në tjetrën - pa mbyllur asnjërën nga thirrjet.Aktivizimi: *43# Shtyp
Deaktivizimi: #43# Shtyp
Kontrollo gjendjen e thirrjes në pritje: *#43# Shtyp
Për të ndërprerë bisedën momentale dhe për t’u lidhur me telefonuesin tjetër, shtypni: 1
Për të mbajtur në linjë bisedën momentale dhe për t’u lidhur me telefonuesin tjetër, shtypni: 2
10. Mbajtja e Thirrjes
Ky funksion do të aktivizohet pa ndërhyrje. Lejon shfrytëzuesit të mbajnë thirrjen në linjë dhe të marrin thirrjen tjetër, ose të shtypin një numër tjetër, ndërkohë që flasin. Pala tjetër nuk do të dëgjojë bisedën e thirrjes tjetër.Për të mbajtur bisedën në linjë dhe për të marrë thirrjen tjetër, shtypni 2
Për të rimarrë bisedën në linjë, shtypni 2
Për të mbajtur bisedën në linjë dhe për të thirrur një numër tjetër, shtypni 2
Për të lëvizur para dhe pas mes bisedave, shtypni 2
11. Transferimi / Ridrejtimi i Thirrjeve
Vërejtje: Nëse dëshironi t’i ridrejtoni të gjitha thirrjet në Sekretarinë Telefonike, shtypni:049900901 në vendin [numri i telefonit].
Transferimi / Ridrejtimi i thirrjes së pakushtëzuar
Aktivizimi: **21*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##21# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#21# Shtyp
Transferimi / Ridrejtimi i thirrjes së kushtëzuar
Transfero kur linja është e zënë
Aktivizimi: **67*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##67# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#67# Shtyp
Transfero kur nuk ka përgjigje
Aktivizimi: **61*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##61# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#61# Shtyp
Transfero kur linja nuk mund të kapet, nuk ka sinjal
Aktivizimi: **62*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##62# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#62# Shtyp


