Thirrni dhe dërgojuni SMS 5 personave në rrethin tuaj, me zbritje në tarifat e dhëna. Rrethi im është pjesë e pakos Allo dhe pakos Tung. Nëse nuk e keni njërën nga këto dy pako, së pari duhet ta përzgjidhni njërën nga ato, duke dërguar SMS në numrin 123, me tekst allo ose tung, varësisht se për cilën pako përcaktoheni .
ADMINISTRIMI I NUMRAVE NË - ‘RRETHI IM’
Shtoni, hiqni, ose shikoni se kush është në rrethin tuaj. Administroni si të doni numrat në ‘Rrethi im’. Ju duhet të keni pakon Allo ose Tung, dhe të dërgoni një SMS në numrin 123 me tekstin:
Plus 049xxxxxx për të shtuar një numër
Minus 049xxxxxx për të hequr një numër
Rrethi për të ditur cilët numra janë në listën tuaj ‘Rrethi im’".
xxxxxx është numri të cilin ju dëshironi të shtoni ose hiqni nga lista "Rrethi im"
Ju mund të shtoni në rreth edhe numra të IPKO telefonisë fikse në formatin si në vijim: +38138xxxxxx.


