Përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO’s mund ta shfrytëzojnë sistemin roaming, pa pasur fare nevojë për ndonjë aktivizim të veçantë. Roaming është i aktivizuar automatikisht për të gjithë shfrytëzuesit. Përderisa shfrytëzuesit e telefonisë mobile të IPKO's gjenden në vendet jashtë Kosovës mund:
- Të bëjne thirrje në roaming
- Të prannojnë thirrje në roaming
- Të dërgojnë SMS në roaming
- Të dërgojnë MMS në roaming (Çmimi për dergimin e MMS në Roaming është 10 cent + GPRS trafiku që gjenerohet gjatë dërgimit të MMS).
- Të shfrytëzojnë GPRS në roaming
Camel Roaming
Rrjetet e operatorëve mobilë që janë partnerë të IPKO's për Camel Roaming ju lejojnë që të bëni thirrje sikur kur thirrni brenda rrjetit të IPKO's pa pasur nevojë për ndonjë kod shtesë. Dallimi i vetëm është se kur jeni në ndonjë vend jashtë Kosovës, dhe thirrni në Kosovë, ateherë numrin që ju e thërrsini në Kosovë duhet të thirret në formën e thirrjes nderkombëtare. Për shembull +386 49 xxxxxx ose 00386 49 xxxxxx.
USSD Roaming nëpërmjet thirrjeve kthyese
Shfrytëzuesit e IPKO’s mund të përdorin USSD Roaming nëpërmjet thirrjeve kthyese, nëse ndonjë operator nuk përkrah Camel Roaming, ose nuk ka ndonjë marrëveshje direkte me IPKO. Ky lloj roamingu mundëson qasje në një numër më të madh të rrjeteve të operatorëve të huaj. Këtë lloj roamingu mund ta përdorni në raste ku nuk përkrahet Camel Roaming.
Për të bërë thirrje nëpërmjet këtij lloj roamingu, duhet ta thërrisni numrin në këtë formë: *125*[numri i telefonit]# (ku numri i telefonit duhet te thirret ne formën e thirrjeve ndërkombëtare).
*Kliko këtu për çmimet e roaming


