Zgjidhni pakot e reja Flex nga IPKO dhe përfitoni më shumë minuta e SMS për të dy operatorët!
Çmimet shtesë aplikohen pasi që t’i keni shpenzuar minutat,ose SMS-ët e pakove Flex 200 dhe 400:
Me Pakot Flex Postpaid nga IPKO nuk do të ketë befasi në fund të muajit
Ju keni kontroll të plotë për shpenzimet tuaja në çdo kohë
Mos u brengosni për shumën e faturës së përmuajshme. Thjesht thërrisni *123# që të informoheni se sa minuta i keni dhe çfarë shume ka arritur llogaria e telefonit tuaj. Thirrja është falas.
Zgjidhni vetë limitin e faturës nga opsionet në vazhdim
Vetë e caktoni kufirin e sipërm, të cilin fatura juaj nuk do ta tejkalojë. Këtë e bëni me anë të depozitit
Flexibilitet i madh i pagesës
Mos humbni më kohë për pagesa faturash. Me Pakot Flex Postpaid nga IPKO, pagesa e llogarisë është punë e shpejtë dhe e thjeshtë.
Prandaj faturën mund ta paguani:
- Në shitore të IPKO-s
- Në IPKOmat (në bankomatët e ProCredit Bank-ës)
- Me kartelë mbushëse, në mbi 2.500 pika distribuimi
*Ne do t’ju njoftojmë rregullisht për afatet e pagesave të llogarisë nëpërmjet SMS-it
Pra, faturat do të ju dërgohen rregullisht nëpërmjet SMS-it
Vlefshmëria e llogarisë Flex Postpaid
Kohëzgjatja e pakos
Pako Flex vlen një muaj kalendarik. Pra, prej datës 1 deri në fund të muajit, kur edhe ju
lëshohet fatura me SMS. Me datën 1 të muajit vijues, aktivizohet pakoja e re.
Afati i pagesës së llogarisë
Llogarinë mund ta paguani prej datës 1 deri më datën 7 të muajit.
Ndërprerja e shërbimit
Nëse llogaria nuk paguhet deri më datën 7 të muajit, suspendohen thirrjet dhe SMS-ët
dalës.
Anulimi i kontratës Postpaid
Nëse fatura nuk paguhet as pas 3 muajsh, atëherë borxhi shlyhet nga depozita që
e keni lënë dhe anulohet kontrata Flex Postpaid.


