Lajme

IPKO NDIHMON FAMILJET E MALISHEVËS

30.12.2008
Për festën e Vitit të Ri 2009, kompania e telekomunikimit IPKO ka organizuar aksion humanitar për familjet nevojtare në komunën e Malishevës. Ky projekt i ka ofruar pako ushqimore dhe higjienike 328 familjeve kosovare, 28 prej të cilave u ndihmuan nga vetë-kontributi i stafit të IPKO’s.
më shumë

IPKO: TË FESTOJMË PËR VITIN E RI 2009

24.12.2008
Festa e vitit te ri 2009, që do te jetë shumë me e begatë se viteve të mëparshme fillon ne ora 13 me program për fëmijët, i përcjell nga performansa live të DJ’ve për rinjtë si dhe me një koncert te hapur me këngëtarët dhe muzikantë të njohur kosovarë të muzikës popullore, argëtuese, rok dhe hip hop.
më shumë

IPKO FESTON NJË VJETORIN, LULJETA AVDIQ FITUESE E BMW X3

15.12.2008
IPKO ka festuar një vjetorin e operimit në Kosovë. Me  këtë rast është ndarë edhe shpërblimi, i cili ka qenë i planifikuar për këtë  datë.

Luljeta Avdiqi nga Prizreni është fituesja e lojës  shpërblyese të IPKO-s, BMW X3. Pas prezantimit të fitueses, Akan Ismaili,  drejtorit i IPKO-së ka vazhduar me prezantimin e të arriturave të kësaj kompanie  gjatë vitin 2008.


më shumë

IPKO shpërblen – Fituesit e javës së tretë për Mac Book Laptop dhe Nokia E65

15.12.2008
Lirije Mazreku dhe Kristë Ramaj janë fituesit e javës së tretë për Mac Book Laptop dhe Nokia E65, pasi që kanë dërguar SMS në 4949 me fjalën IPKO në javën e tretë të lojës shpërblyese të organizuar nga kompania IPKO.


Loja shpërblyese ka përfunduar më 12.12.2008

 

më shumë

ARGËTOHUNI ME IPKO NË 8 QYTETE TË KOSOVËS

11.12.2008
Me rastin e njëvjetorit të telefonisë mobile, në tendat e vendosura qytetarët mund të argëtohen me aktivitete si kuize, ku jepen shpërblime për pyetjet e zbuluara, lojëra interaktive me Nintendo Wii*, shërbime falas për internet dhe telefoni fikse, dhe shume befasi tjera interesante. Të gjitha për herë të parë në Kosovë.

Orari i tendave:

Prishtinë: Çdo ditë prej 12:00-8:00
Regjionet tjera: Çdo ditë prej 12:00-6:00
më shumë